Dramaturgu dhe shkrimtari arbëresh Mario Caliva është përzgjedhur mes finalistëve të çmimit letrar kombëtar në Itali “Shpëto gjuhën tënde lokale”, ku morën pjesë qindra autorë.
Ky çmim i dedikohet dialekteve dhe pakicave gjuhësore të pranishme në Itali.
Mario është përzgjedhur për rrëfimin e tij në gjuhën arbëreshe me prozën “Mushku” (Il Mulo).
Vepra më e fundit e Marios është përmbledhja dygjuhëshe poetike “Poezi arbëreshë” që doli në dritë më 25 shkurt të këtij viti. Sakaq më herët Mario ka botuar edhe “Nostalgjia”, “Deti me ngjyrë Portokalli” etj.
Më 29 gusht 2021, Mario Caliva do të jetë në Vjenë për të prezantuar librin ‘Nostalgjia’, në ambientet e Europahaus Wien me ftesë të shoqatës “Ka”.
Takimi realizohet me mbështetjen nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës në Vjenë, si dhe përkrahur nga Lidhja e Shkrimtareve dhe Krijueseve shqiptar në Austri./ diasporashqiptare