Ardiana Shala Prishtina është pjesë e Antologjisë së poeteve shqiptare “Magma”, përpiluar dhe përkthyer nga Vlora Konushevci dhe botuar nga SHB “Littera”, Prishtinë.
Ardiana Shala Prishtina u lind në vitin 1983 në Prishtinë. Është psikologe, publiciste/shkrimtare, studiuese dhe aktiviste feministe.
Shkrimet e saja letrare janë botuar në revista letrare dhe antologji të ndryshme.
Ardiana është autore edhe e shkrimeve të ndryshme publicistike. Interesimi i saj hulumtues dhe studimor fokusohet në ndikimin e identiteve shoqnore në ballafaqimin me traumat e luftës; në përvojat dhe kujtesën gjinore të luftës; narrativat historike; diskurset politike, proceset e shërimit kolektiv dhe ripërtrirjen post-traumatike.
Në “Magma” tridhjetë poete nga gjithë hapësira shqiptare në “Magma”, përmes vargjeve të zgjedhura, flasin në gjuhën shqipe dhe angleze.
Do të gjeni aty poezi nga:
Alma Braja, Ardiana Shala Prishtina, Ardita Jatru, Arjola Zadrima, Blerina Rogova Gaxha, Dije Demiri Frangu, Drita Ademi, Donika Dabishevci, Edi Shukriu, Emine Maliqi, Enkeleda Ristani, Entela Kasi, Erenestina Gjergji Halili, Fakete Rexha, Flutur Mustafa, Herman Hera Çuka, Ilire Zajmi, Leonora Buçinca, Lindita Ahmeti, Manjola Brahaj Halili, Mimoza Ahmeti, Naime Beqiraj, Nora Prekazi, Nurie Emrullai, Puntorie Muça Ziba, Rita Filipi, Dije Lohaj, Vjollcë Berisha, Vlora Ademi dhe Vlora Konushevci.
Librin mund ta porosisni në ObserverKult.
ObserverKult
Lexo edhe: