Ardit Gjebrea dhe Elsa Lila bëhen bashkë pas shumë vitesh, performancë drithëruese

Dy këngëtarët me zërin e veçantë janë bërë bashkë së fundmi për të kënduar në performancën e tyre në Ditën Arbëreshe në Tiranë.

Bëhet fjalë për këngëtarin Ardit Gjebrea i cili e ka shoqëruar me piano por edhe ka kënduar me këngëtaren Elsa Lila dhe që të dy kanë ‘drithëruar’ skenën me performancën e tyre.

Këngëtari Gjebrea ka kohë që nuk ka kënduar, derisa jemi mësuar ta shohin duke e drejtuar programin ‘E diela shqiptare’.

Por si duket me kërkesë të Elsa Lilës është paraqitur këngëtari Gjebrea në këtë performancë me këngën “Moj e bukura more”, ku bashkë me ata dy njëzëri kanë kënduar edhe publiku.

Performancën e tyre mund ta shihni duke klikuar më poshtë:

ObserverKult  


Lexo edhe:

“KUR BRAKTIS ATË QË DO…”, INTERPRETIM RRËQETHËS NGA ARDIT GJEBREA DHE ARILENA ARA

Një nga baladat më të bukura në repertoarin e muzikës shqipe, padyshim se është kënga “Kur braktis atë që do” e shkruar nga Timo Flloko.

Fillimisht kënga është kënduar nga këngëtari i njohur Ardit Gjebrea. Vite më pas, në një intrepretim rrëqethësai të njëjtën e solli në duet me këngëtaren Arilena Ara.

Në vazhdim po ju sjellim tekstin:

Ti, ti po kthehesh përsëri tek unë,
me pendesë dhe trishtim pafund,
ka kaq kohë që po të pres, sa shumë.

Vjen, përmes erës nëpër net ti vjen,
nostalgji dhe dëshpërim më sjell,
sa e huaj je tani, s’e ndjen?

Tekstin e këngës mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult