“Ardit Gjebrea është shkaku që më larguan nga Portokallia”/ Rrëfehet Agron Llakaj

Në vitin 2010 Agron Llakaj u largua nga “Portokalli”, dhe së fundi ka rrëfyer se pse u largua nga ky spektakël dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.

Ai u shpreh se: ”Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj… Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vet dhe me veten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh.

Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas. Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike” dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën.

Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia. Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërret drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë”./ pressonline.al

ObserverKult


Lexo edhe:

AGRON LLAKAJ BËN DEDIKIM PREKËS PËR KOÇO DEVOLEN: PO TË KUJTOJ ME KËTË FOTOGRAFI…

Dje u bënë dy vite që, aktori i mirënjohur shqiptar Koço Devole, u nda nga jeta, duke lënë një boshllëk të madh në familje dhe në ekranet shqiptare.

Në dyvjetorin e vdekjes, kolegu dhe miku i tij i ngushtë, Agron Llakaj ka bërë një dedikim prekës.

Ai ka publikuar një foto të vjetër duke e krahasuar me një yll lart në qiell.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult