Me anë të një postimi në Instagram,këngëtari Ardit Gjebrea ka njoftuar se me të ardhurat e biletave të Festivalit “Kënga Magjike”, do ndërtohet shtëpia e familjes Caci.
“Me të ardhurat e biletave të Festivalit Kënga Magjike, do të ndërtojmë shtëpinë e familjes Caci në Thumanë që sot është e pabanueshme dhe duhet hedhur në tokë.
Ne këtë kemi në dorë, artistët do këndojnë dhe jo më për garë, por për art dhe kontribut! Secili nga ne mundet dhe jam krenar për artistët e Këngës Magjike që janë bashkuar në këtë kauzë.
Të gjithë bashkë mundemi dhe ndërtojmë shtëpi”, shkruan Gjebrea.