Ardit Gjebrea nuk do ta drejtojë “E diela shqiptare”, çfarë ka ndodhur me moderatorin

Prej më shumë se 1 javë, moderatori Ardit Gjebrea është infektuar me koronavirus.

Por duket se gjendja e tij është rënduar pak, teksa ai vetë ka paralajmëruar se këtë të dielë nuk do të jetë nën drejtimin e programit “E diela shqiptare”.

“Këtë të dielë mjekët më thanë pushim, por nuk do të ketë pushim E Diela Shqiptare”, shkruan Ardit Gjebrea në rrjetet sociale.

Rubrikat e programit gjithsesi do jenë për publikun edhe këtë javë.

“Gjysma ime” dhe “Të panjohurit” do moderohet nga Enkel Demi.

“Telebingo shqiptare”, do moderohet nga Gentian Zenelaj.

“Ka një mesazh për ty”, nga Marsela Çibukaj.