Ardita Jatru: Vetëm ty të kam

Ora 23:44
Vetëm ty të kam.
Dje e bëra Silvin të qajë. I lashë mbi tavolinë poezinë.
Lexonte dhe i dridheshin shpatullat e brishta nga të qarët.
Më bëre të lumtur, tha. Nuk u habita për atë formë lumturie.
Ngjajmë shumë në këtë pikë. Donte të kuptonte dhe më
pyeste: a ishte vërtet aq e bukur dhe e hatashme sa gruaja
brenda rreshtave? Ndezi një cigare. Dua të kujtoj, më tha,
veten time, ditën që u krijua kjo poezi. Sikur ta dinte Silvi
se sa e bukur është, do shfaqej çdo ditë me pamjen më të
bukur të saj, por ajo s’e di; duhet dikush t’ia thotë.

*Shkëputur nga libri “As terr, as dritë”

ObserverKult

__________________

Lexo edhe:

ARDITA JATRU: NËNA URRENTE NUMRIN TREMBËDHJETË

Nëna urrente numrin trembëdhjetë
dhe për fatin e saj të keq
më trembëdhjetë të prillit,
ora s’dihet,
linda unë.

Dhe isha një fëmijë i lumtur atëherë.
Festonim ardhjet tona
unë dhe vëllai i madh
në ditën e njëzet të prillit,
destinë e shenjtë
a fat i rrallë,
a plan perëndie, ku dihej,
të lindurit e të dyve në të njëjtën datë.
Atë ditë,
nëna bënte të vetmen ëmbëlsire që dinte
dhe e hanim të ngrohtë në pjatë.
“Zoti ju bekoftë”
dhe shuante me një frymë,
fjollën e flakës që digjej në furnelë.

Gjersa një pasdite, e ngrysur
para syve të mi u gris harta e yjësisë.
Isha gjashtëmbëdhjetë.
Në çertifikatën e lindjes që nëna kish harruar
nga nxitimi, mbi bufe
nën emrin tim,
qëndronte i paepur prej vitesh
numri trembëdhjetë.
Nuk qe destinë
ishte një kështjellë e stisur që u shemb.
E pyeta, “pse”
dhe mes dënesjes
e mbyste në grykë luhatja e një bestytnije
si një lëmsh që rritej bashkë me të
nga kohët e…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult