Arditë Latifi Haliti: Në pritje

Prita e prita
një qoshe të lulëzojë
e pashë veten në çdo qosh,
çdo sekond, çdo ditë
lulëzuar aty ky frymoj
besova në fjalët e besën

Besën e kam në zemër!

E ndjej edhe sot
E asaj dite
jam e mësuar
t’ i rikthehem fëmijërisë
E zihem me veten
më mësuan të lidhem për fjale
E djallos nganjëherë!

sot prita të lulëzojë
u bënë shumë vjetë
Pos fjalës!
unë vazhdoj t’i besoj
Të njëjtës besë!