Poezi nga Arif Molliqi
1.
Në ketë kohë
njeriu ecë natën
mos t’ia shohin fërkemet ditën
derisa të lind dielli
terri i përpinë të gjallët
të vdekurit kthehen sërish të Zoti i tyre
në mbretërinë e varreve
mos pyesni sa kushton për të vdekur
nga kafshimi i gjarprit
2.
Sa ke nisur më vrapuar
e merr vesh
se s’paska qenë dita për ta zënë hijen
në ketë kohë
edhe breshka ta kalon shtegun
ti je habitur nga duartrokitjet e korbave
ose e ke harruar kohën
kur fillon maratona e fundit
për të arritur cakun
3.
Nuk po mund t’i arnoj fjalët
se po me shqepen mendimet
t’i vë nën ndryrë po druaj
nga heshtje e tepruar
mos po qelbën brenda
fjalët që nuk përsëritën
harrohen shpejt
marrin emër tjetër
ObserverKult
Lexo edhe:
ARIF MOLLIQI: IM ATË TË SHTUNAVE ME BLINTE KËPUCA LLASTIKU
Të premten kur u ktheva në shtëpi
dyqind metra para se të hyj brenda
filloi të bjerë shi nëpër një rrugë të pashtruar
u ndjeva ligsht edhe pse kthimi është i gëzuar
brenda kornizës se shtëpisë një ngjyrë e errët
përtej një sfondi kulla, muret, dyert, pemët
zogjtë kishin shpërndarë disa njolla gjaku
figurën time të harruar e gjej në dhomë mbi shtrat
aty është im atë dritë shpirt pastë,
që kishte vdekur atë sene që ra “Lia e madhe”,
por ai nuk vdiq nga ajo sëmundje e mistershme
as nuk e kishte marrë vesh ç´ishte ajo dergjë
ka qenë pranvera si tash, data është në mermer
shënimet tjera mbahen në regjistrat e ofiqarit
po unë e di që jam ende gjallë
e mbaj mend mirë sepse sado që isha axhami
e kisha për zemër një grua që e takoja rrallë
nganjëherë veç n´këmishë të bardhë
e nganjëherë të zhveshur lakuriq
tashmë e kujtoj vetëm në ëndërr atë që ju dyshoni
e kur zgjohem nga gjumi hëna ka ngjyrë tjetër
kam një ndjenjë të pështirë e të gërditshme.
E tash bash tash ëndrra ma kujton edhe kohën
kur e nxorën im atë prej shtëpisë me tabut
e kishin mbuluar me një çarçaf të bardhë
s´kam si ta kujtoj ndryshe vdekjen e tij.
veç kur e lanë në një qoshe të oborrit lakuriq
e nga uji i dukeshin gjymtyrët e trupit
ishte aq i qetë sa nuk lëvizte as nga uji i nxehtë
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU