Me anulimin e garës në Eurovision Song Contest, organizatorët e kanë lënë në dorën e shteteve nëse dëshirojnë të ndryshojnë përfaqësuesit apo do t’i dërgojnë të njëjtit me këngë të re.
Derisa shumë vende kanë konfirmuar ridërgimin e emrave të njëjtë, Shqipëria tashmë ka konfirmuar se do ta mbaj festivalin që dërgon artistin në skenën europiane.
Kjo do të thotë se Arilena nuk do të shkoj në mënyrë automatike, teksa gjasat që ajo të shkoj sërish janë vetëm nëse merr pjesë prapë në garën e festivalit të televizionit publik në Shqipëri.
Mirëpo, për shkak të gjendjes aktuale ku nuk janë të lejuara udhëtimet, duket se Arilena e ka të pamundur të paktën tani për tani të udhëtoj në Amerikë, atje ku punon për projektet e saj për të krijuar një tjetër material për kompeticion, transmeton ‘rtk.live’.
Mirëpo, një gjë dihet se artistët që dëshirojnë të marrin pjesë kanë kohë deri në shtator për të punuar në projektet e tyre pasiqë në muajin e nëntë hapet konkursi për pranimin e këngëve për festivalin e dhjetorit.