Aristoteli: Kurrë mos debatoni me këdo që hasni rrugës, por vetëm me ata njerëz që i njihni mirë…

Nga: Aristoteli

“Kurrë mos të debatosh me këdo që has rrugës, por vetëm me ata njerëz që i njeh mirë, të cilët je i bindur që kanë mençuri të mjaftueshme dhe vetëbesimin e duhur për të mos thënë marrëzira të pakuptimta.

Të arrish të bindësh me arsyetim, jo me vrazhdësi, e të jesh i dëgjueshëm veç ndaj arsyes së përligjur, të cilës t’i përulesh.

Përmbledhtas, ta çmosh të vërtetën, të jesh i gatshëm ta pranosh mirëfilli diçka të arsyeshme, edhe të shqiptuar nga kundërshtari yt, e të tregohesh i guximshëm në pranimin e gabimit tënd, nëse kundërshtari thotë të vërtetën me fjalët e tij…

Kjo domethënë se thjesht një në njëqind njerëz ndoshta, meriton të debatojë me ty.

Të tjerët le të llomotisin çfarë të duan, ngase kushdo gëzon të drejtën e marrëzisë…”

Përktheu: Elvi Sidheri

ObserverKult


Lexo edhe:

ARISTOTELI: ORIGJINA DHE ZHVILLIMI I POEZISË