Arjola Zadrima: E di se dashnia asht ma e fortë se vdekja

arjola zadrima me t'dashtë

Me e dashtë mungesën tande
pa bza,
me ta marr puthjen e lamtumirës
pa kja,
edhe aromën me ta përpie
në çast…

Se jeta njaty asht
ndër maje gishtash që puthiten
në rrokje kohësh
a puthje të vjeshta,
në shtrëngime e lëshime gulshesh.
Në andrra të brishta
mbas derës së natës ku mretnon heshtja.

Tash që të kam marrë erë
e di se dashnia asht ma e fortë se vdekja.