Arjola Zadrima: Grue, ti që fle mes dhimbës e lotve…

Grue
Ti që fle mes dhimbës e lotve,
me fije durimit arnon
copëzat e jetës.
Grue që zgjohesh e ndritun,
e pamposhtun shikjon diellin.
Grue që imiton qiellin
sa buzëqesh,
çon stuhi me fjetë,
je jeta vetë.
Ti që papërtueshëm
rritë grunin
e kallëza andrrash u thur fëmijëve.
Grue shtëpi,
grue lumtuni,
Grue dije,
grue pasuni,
grue gëzim,
grue bukuri
Grue durim,
grue e heshtun
e kërrusun,
e naltë,
e drejtë qiri,
grue e bukur
çdo ti që njoh.
Grue që lind njeri,
grue që lindesh njeri,
grue që burra lind,
grue që burra mbart në shpinë
grue o frymë
O zot në tokë
o diell
O hanë
Kurrë mos u gjunjëzo,
edhe në mos kjoftë e lehtë
mos harro shejtneshë
TI JE HIMNI I JETËS.