Arjola Zadrima interpreton poezinë e saj “Asht kaq e vetmueme një natë që zgjatë pa ty, pa mue”

Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
TY që më mendon prej larg,
e kaq afër ndjehesh.
Të tham, s’due me të bezdisë
ndërsa në krye një lamsh i madh
asht mbledhë
natë mbas nate.
Jam mundue sedrën me ta ledhë,
gjumin me ta prue në qetësi Kshnellash,
kaq shejtë je në mue.
Në fakt me të bezdisë nuk due
veç me të kujtue se asht kaq e vetmueme
një natë që zgjatë
pa ty, pa mue.
Asht kaq i parehatshëm ky jastëk
ku më peshon mendimi,
ky shpirti ku më pushon ftyra jote
e amël,
zemra jote e bardhë,
zani yt melodioz,
koha që zgjat,
e zgjatë,
e zgjatë
sa një andërr ku jena bashkë.
E bashkë flemë
e bashkë zgjohena
bashkë puthitim gishtat
pllambët,
zemrat , tuj e lanë
çdo zhgjandërr, jashtë,
krejt jashtë nesh.

Jam mësue me të rrejtë
nga pak,
tuj të rrëfy se rrjedh kjo koha
që ty prej meje të vjedh
çdo çast.