Arkeologët zbulojnë një tavernë 5000-vjeçare

Të ngrënit jashtë mesa duket ka qenë po aq popullor 5000 vjet më parë sa është edhe sot. Arkeologët në Irak kanë zbuluar së fundmi një tavernë të lashtë që daton që nga viti 2700 Para Erës Sonë.

Studiuesit që punonin në qytetin antik të Lagashit zbuluan se taverna, e fshehur vetëm 48.26 centimetra nën sipërfaqe. Taverna ishte e ndarë në një zonë ngrënieje në ajër të hapur dhe një dhomë me stola.

Po ashtu kishte një furrë, mbetje ushqimore të lashta dhe madje edhe një frigorifer 5000-vjeçar.

“Gërmuesit fillimisht e gjetën veten në hapësirën e oborrit të hapur, një zonë që ishte e vështirë për t’u gërmuar.

Kjo duke qenë “e hapur dhe e ekspozuar ndaj kushteve të jashtë,” tha për CNN Reed Goodman, një arkeolog nga Universiteti i Pensilvanisë.

Pas kthimit në oborrin “misterioz” disa muaj më vonë, në vjeshtën e vitit 2022, drejtoresha e terrenit Sara Pizzimenti, nga Universiteti i Pizës, zgjeroi hendekun.

Ekipi më pas zbuloi furrën me përmasa industriale, një “frigorifer” të lashtë që thith lagështinë për të mbajtur ushqimin të freskët. Po ashtu edhe dhjetëra enë konike, shumë prej të cilave përmbajnë mbetje peshku.

Kështu u zbulua edhe se ajo pjesë e tokës kishte shërbyer si një zonë ngrënieje në natyrë.

Lagash, tani qyteti i al-Hiba, ishte një nga qytetet më të vjetra dhe më të mëdha në Mesopotaminë jugore. Ky qytet ishte i pushtuar nga mijëvjeçari i pestë deri në mesin e mijëvjeçarit të dytë Para Krishtit.

Që atëherë, qyteti është bërë një vend i rëndësishëm arkeologjik. Kjo nga gërmimet që kanë rifilluar së fundmi në vitin 2019 si pjesë e një projekti të përbashkët midis Muzeut Penn, Universitetit të Kembrixhit.

Po ashtu edhe Bordit Shtetëror të Antikiteteve dhe Trashëgimisë në Bagdad. Tashmë po përdoren teknika të reja si fotografia me dron dhe analiza gjenetike./a2news.com

ObserverKult


Lexo edhe:

SHQIPËRIA RISHFAQET NË BBC

Një prej emisioneve më të famshme në botë mbi thesaret e tokës i ka dedikuar një spot publicitar turizmit në Shqipëri.

‘BBC World News ka ‘zbritur’ në vendin tonë për të eksploruar mrekullitë e Shqipërisë e për t’ia paraqitur ato të gjithë botës.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult