Arkëtimet në kinema: “Spiderman” thyen rekord, tejkalon edhe “Titanikun”

Rekord i ri

“American underdog” ra këtë fundjavë në vend të pestë, me 2.4 milionë dollarë arkëtime. 3.3 milionë arriti të arkëtojë “The king’s man” duke zënë vendin e katërt.

Thriller i aksionit “The Three-Five-Five” zuri vendin e tretë këtë fundjavë, me 4.8 milionë dollarë nga shitja e biletave.

“It’s called “Out Of This World”.” “Sing two” ruan vendin e dytë, me 12 milionë në 2 ditë. Në një total prej 109 milionë dollarësh prej premierës.

“I’ve only had one week where my life has felt normal”. “Spider-Man: No Way Home” mbetet i preferuari i publikut, me arkëtime marramendëse edhe këtë fundjavë, me 33 milionë dollarë të siguruara, duke ruajtur vendin e parë për të katërtën javë rresht. Filmi ka arkëtuar deri tani 688 milionë dollarë apo 1.3 miliardë në total, duke tejkaluar edhe rekordin e “Titanikut”, film i vitit 1997. /a2news

____________________

Lexo edhe:

“SPIDERMANI” FRANCEZ NGJITET NË NJË NGA NDËRTESAT MË TË LARTA NË FRANKFURT

Policia gjermane ka thënë se “Spidermani” francez Alain Robert do të përballet me hetime për krim dhe mund të gjobitet pasi është ngjitur në një nga ndërtesat më të larta në Frankfurt.

Robert, i njohur si “Spidermani” për shkak të ngjitjeve të tij, arriti majën në objektin e zyrave të Deutsche Bahnit në kryeqytetin financiar të Gjermanisë të enjten.

Ai ishte duke veshur një kostum të argjendtë dhe këpucë kauboji – por s’kishte masa mbrojtëse. Për ngjitje iu deshën 30 minuta. Ndërtesa ishte me 32 kate dhe e lartë 166 metra, raporton AP.

Zëdhënësi i Policisë në Frankfurt, Thomas Hollerbach, ka thënë se Roberti ishte në telashe të trefishta pas ngjitjes.

Fillimisht Deutsche Bahn ka ngritur ankesë ndaj tij. Së dyti, atij i duhet të paguajë për operacionin policor që t’i ofronte siguri gjatë ngjitjes dhe së treti një dron të cilin e përdori ekipi i Robertit, nuk…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult