Arkivat nxjerrin dokumentin: James Bond ishte një spiun real

Arkivat e Institutit Kombëtar të Kujtesës në Poloni kanë nxjerr në dritë faktin se vërtet ka ekzistuar një spiun britanik që quhej James Bond.

Ai nuk ishte një krijim në fiction i Ian Fleming, që më pas u mishërua në kinematografi, duke u shndërruar në një nga serialët me të famshëm në histori, por ishte një njeri konkret, transmeton ‘aktuale.mk’.

James Bond është i njohur në fakt nga të gjithë nga novela e autorit britanik të vitit 1953 e më pas nga interpretimet e atyre që luajtën figurën ikonike të agjentit “007”.