Arkivi i Muzeut të Fotografisë “Marubi”, digjitalizohen 15.260 faqe

Marubi

Arkivi i Muzeut të Fotografisë “Marubi” është në proces digjitalizimi.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti bëri të ditur se deri më tani janë digjitalizuar 23 regjistra me 15.260 faqe. Kjo falë punës së specialistëve të “Marubit”, Shkodër dhe studentëve të shkollës austriake “Peter Mahringer”.

“Arkivi i Muzeut të Fotografisë “Marubi” është krenari kombëtare, ndaj edhe ruajtja e tij është detyrë parësore. Me digjitalizimin e tij i zgjasim jetën koleksioneve origjinale. I bëjmë ato më të aksesueshme për publikun e në veçanti studiuesit e fotografisë. Deri më tani janë digjitalizuar 23 regjistra me 15.260 faqe falë punës së specialistëve të “Marubit”, Shkodër. Si dhe studentëve të shkollës austriake “Peter Mahringer””, bëri të ditur Margariti.

Në vitin 1970 u themelua Fototeka “Marubi”. Në maj të vitit 2016, me koleksionet e fototekës u inaugurua Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” në Shkodër. Ky muze sot konsiderohet si një nga muzetë unik në Evropë.

Muzeu sot përmban një koleksion të rrallë me fotografi me rreth 500 mijë negativë në teknika. Formate të ndryshme, si dhe aparate fotografikë, dokumente të ndryshme dhe portrete të fotografëve shqiptarë./ATSH

ObserverKult

_ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

Lexo edhe:

Pjetër Rraboshta, është një tjetër fotograf i shquar në qytetin e Shkodrës. Ai gjithmonë është njohur si fotografi i njerëzve të thjeshtë dhe ishte i apasionuar shumë pas traditës dhe kulturës qytetare shkodrane.

Të tilla janë edhe fotografitë e tij të përzgjedhura nga muzeu “Marubi”, të cilat janë ekspozuar në këto ambiente në një ekspozitë dedikuar fotografit.

Në arkivën e përbërë prej rreth 16 mijë imazhesh të shkrepura nga fotografi, për t’u ekspozuar janë përzgjedhur vetëm 80 prej tyre. Këtë fond arkivor e dispononte familja e fotografit dhe tashmë të gjithë këtë fond ja ka dhuruar muzeut të fotografisë “Marubi”.

Në përgjithësi tematika e fotove është bazuar tek jeta e banorëve të thjeshtë, apo edhe festa familjare dhe dasma të zhvilluara në rrethinat e zonës së Shkodrës.

Kuratori i kësaj ekspozite, Zef Paçi, ka bërë këtë seleksionim të…

Shkrimin e plotë e gjeni KËTU.

ObserverKult