Veprat e artistëve bashkëkohorë shqiptarë (1990-2000), i shtohen “Arkivit të hapur” të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti e cila thekson se, ““të fshehtat” e Galerisë, tashmë janë të hapura për të gjithë. Përpara nisjes së procesit të restaurimit, rikonstruksionit dhe rehabilitimit të ambienteve të Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura”.
Ministrja Margariti pak ditë më parë tha se, “do të vazhdojmë me Teatrin Kombëtar, i cili bashkë me rikonstruksionin dhe zgjerimin e Galerisë Kombëtare të Arteve do të krijojë një pol të ri në Pedonale. Por dhe një magnetizëm jo vetëm kundrejt artistëve shqiptarë dhe të huaj, por në të gjithë planifikimin e territorit dhe qendrës së Tiranës”./ATSH
LEXO EDHE: Thesaret e arkivit, zbuloni si duket një libër 600-vjeçar përmes një ekspozite
Thesare nga biblioteka e arkivit të shtetit shqiptar dalin përballë dashamirësit të librit të vjetër. Në gjendje të mirë dhe të ruajtura me kujdes. Këto botime të vjetra që nuk kanë një kopje të dytë ekspozohen nga kjo pasdite në Kalanë e Tiranës. Përmes stendave të qelqta ju mund të shijoni botime gati 600-vjeçare.
Drejtori i Arkivit të shtetit, Ardit Bido, tregon se këto libra janë pjesë e arkivit. Si rezultat edhe i dhurimit të këtyre thesareve.
Vizitorët e parë të stendave ishin fëmijët të cilët me dëshirën për të njohur si botoheshin dikur librat. Shijuan edhe një shëtitje artistike mes stendave me ministren e Kulturës të Shqipërisë, Elva Margariti, transmeton ‘a2news.com’.
Ekspozita do të jetë e hapur vetëm gjatë pasditeve në mënyrë që këto libra të vjetër dhe antikuarët t’i ruajmë sa më gjatë në gjendje të mirë, ashtu sikurse i gjejmë edhe në këto stenda.