Nga Arlind Farizi
Nuk besoja në dashurinë në feisbuk. Edhe pse qe një distancë e mesme, miqësore, e sigurt se gjithçka më vonë do të shkojë drejt fundit me qëllime reciproke të futjes në dorë, ndoshta më vonë në një përqafim plot mall.
Unë qëndrova aq kohë përballë atyre syve plot zgjuarsi e personalitet të pafajshëm, qëndrova i hipnotizuar nga ata sy të bukur, pak të ënjtur, i shikoja ato dy gropëzat ndër faqe që i formoheshin në dy anët e buzëve kur qeshte.
Ishim kaq të trembur e të hutuar, përhumbur diku në një përleshje ndjenjash.
E prisja me padurim ardhjen e saj. Konektimin e saj, shenjën online që dëshmonte gjalljen e saj. Pastaj fjalën e saj, buzët dhe gjithë shenjat tona të koduara.
Ardhja e saj dhe pse larg sa dy akounte mund dhe të bëhej prekje, prekja bëhej dridhje, drithërimi shndërrohej në shpresë, shpresa ushqente besimin, besimi bëhej bindje, bindja bëhej puthje, puthja lindte zjarrin që digjte çdo botë dyshimi.
A nuk isha unë ai që digjesha për një puthje. Puthja i jepte vlerën kuptimit të shikimit dhe shprehte atë që s’mundej të thuhej me fjalë të zakonshme as më gjithë “emojat” e botës.
Teksa shkruaja me të, në inbox dhuntia ime ishte në kulmin e fantazisë më bënte t’i thosha vetëm gjëra të bukura, të spikatura e befasuese, të mirëpritura me buzëqeshje nga ana e saj.
Ato momente frymoheshin edhe me heshtje që vinin si pauzë për t’realizuar kumtin e shikimit për një prekje buzësh.
Sa nuk e puthja telefonin. I shkruaja për Jimi-n, Cobain-in. Doja të kisha afër e t’i këndoja në vesh me fjalët plot rock brenda vetes që lëviznin nga veshët, faqeve, të ndalonin në ata dy gropëzat e këndshme, përfundonin në qafën e lakuar pak anash, ku unë ngrohja buzët.
Ambicia ime ishte vet për t’i faluar asaj gëzim, për ta larguar atë nga vetja e djeshme e mbushur me plot fjalë të zakonshme nga friendsa anonim.
Ajo, vajza që jeton në banesën e saj me giga. Po, e pranoj, atë e doja shumë.
ObserverKult
Lexo edhe:
ARLIND FARIZI: NANA E DJEGUR…
Nga Arlind Farizi
Nana u kollit ndryshe. Thellë, e u rra. Nana po ikte… Thirra ndihmën e shpejtë. E ajo erdhi shumë ngadalë!
Rrugën nga fshati deri në qytet qe e gjatë dhe e frikshme. E prekja nanën, ka shpina, fytyrën e saj plot rrudha mundimi, për m’i thënë se jam këtu me ty, se ti m’ke dhënë mua jetën, e unë ty, unë ty, vetëm pak kujdes.
Nana merrte frymë shumë, e hapësira e veturës së ndihmës së shpejt qe e vogël. Nana donte 02.
Lutesha rrugës. Nan’ rri e gjallë. E atje po të dërgojmë, në atë spital që sigurisht është shtëpi shprese e mbijetese, tek ajo kuti plastike në formë spitali modular të lutem dil e gjallë!
Nan, ka pakëz vende boshe, kjo kuti shprese, prej plastike, e korridore të ngushta frike. Por do intervenoje diku nan’ kam shokë, e ndoshta na e bëjnë një vend…
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult