Arrestimi i këngëtarit Aleksandër Gjoka, ja sqarimi i policisë

gjoka

Blutë e kryeqytetit arrestuan dje këngëtarin e njohur Aleksandër Gjoka, pasi drejtonte automjetin tip “Chevrolet” nën efektin e alkoolit.

Në reagimin e parë zyrtar, Policia e Tiranës sqaroi se këngëtari 60-vjeçar është arrestuar në rrugën “Sotir Caci” gjatë kontrollit nga një patrullë e uniformave blu. Aleksandër Gjoka ka rezultuar i dehur në timon në masën 0.66 mg/l.

Ndaj tij është ngritur akuza e Drejtimit të automjetit në mënyrë të parregullt.

Njoftimi i policisë
Tiranë
Nga specialistët e qarkullimit rrugor në Komisariatin e Policisë Rrugore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. Gj., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi më datën 23.12.2019, rreth orës 00.15, është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 4 në rrugën “Sotir Caci” duke drejtuar mjetin veturë, tip ‘Chevrolet”.

Pas testimit me aparat “Drager”, nga shërbimet e Policisë Rrugore rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” .