Askush nuk e ftoi, por, Shemi, vokalisti i grupit të njohur “Ilirët” u nis për të performuar në festivalin “Sunny Hill”. Si përfundim u arrestua nga policia.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë këngëtari,Shemi. Ai tha se një polic (Shkëlzen Xhafa) ka urdhëruar ta arrestojnë atë “pa e bërë një të keqe”.
Tutje këngëtari tregoi se kanë pasur një debat me Dukagjin Lipën, babain e Dua Lipës, që menaxhon festivalin Sunny Hill, pasi Shemi ka dashur që ta këndojë këngën e Adem Jasharit në festival, ndërsa thotë se Lipa i është betuar në fëmijët e tij që nuk do ta lejojë të performoj.
“Une jam perqare me Dugin se i jam betu ne dy femi te mi se kam me dal me kendu kangen e ADEM JASHARIT e ai ashte betu ne tre femi se nuk ka me m’leju.
Neser une kam me dal me kendu ate kange le te merr sa te doje para Shkelzen Xhafa po une kam me dal.
Shihemi ne Sunny Hill. Shemi iliret Xhamadanin dhe Adem Jasharin…kanga e legjendarit ashte hiti ma i madh per momentin vetem Dugagjin Lipes i pengon krejt stafin nalt e ka me shkie edhe policet e din dhe ju pengon vetem Shkelzen Xhafes jo se e ka haraqin aty.
Zoti i nimofte popullit shqipetar”, shkroi Shemi në profilin e tij në Facebook.
Lajmin e konfirmon policia
Po ashtu, Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka arrestuar këngëtarin Shemsi Krasniqi, i njohur përndryshe edhe si Shemi i grupit Ilirët, [pasi kishte tentuar që të ngjitej pa autorizim në skenën e festivalit “Sunny Hill”.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se zyrtarë policorë që janë të angazhuar në ofrim të sigurisë gjatë zhvillimit të festivalit, kanë kërkuar që personi në fjalë të largohej nga aty, por personi ne fjale nuk ka respektuar urdhrin e personit zyrtar dhe me këtë rast është shoqëruar në stacionin policor.
Policia për rastin ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me udhëzim nga i njëjti, i shqiptohet fletë-paraqitje për mosrespektim të urdhrave të personit zyrtar.
ObserverKult
Lexo edhe:
ÇUN LAJÇI VLERËSOHET ME ÇMIMIN E MADH NË ROMË: “JAM ARTIST I MADH I THASH QENIT QË KËRKONTE UJË”