Arsyet përse seriali “Friends” është shtyrë për vitin 2021

Kreatorja e serialit “Friends”, Marta Kauffman, ka pranuar se distancimi social është ndër arsyet e para për shtyrjen e serialit.

Më parë gjatë këtij viti, fansat kishin qenë të lumtur kur kuptuan se do të bashkohen Jennifer Aniston, Courtney Cox, Matthew Perry, Lisa Kudrow, David Schwimmer dhe Matt Le Blanc, shkruan The Sun.

Kjo do të ishte një ngjarje mjaft e rëndësishme, pasi do të riktheheshin në ekran pas 15 vitesh.

Pandemia koronavirus është ndër arsyet e para që shumica e televizioneve dhe industritë filmike të ndalonin punën e tyre, transmeto ‘rtklive’.

Kjo ka ndodhur edhe me “Friends”, që pritet të transmetohet në vitin 2021.

Marta kishte thënë për Entertainment Tonight: “Ne të gjithë duam që kjo të ndodhë. Por duhet që të presim dhe të jemi të sigurt.

“Edhe nëse mbajnë distancë mes vete në audicionet e drejtpërdrejta, do të jetë një problem i madh, pasi Friends është… Ne nuk mund të bëjmë asgjë për këtë”, shtoi ajo.

Konfirmimi për bashkimin e aktorëve të “Friends” ka ardhur në shkurt të këtij viti, teksa e kishin ndarë buxhetin për realizim.