Arta Muçaj, do ta udhëheq Teatrin e Qytetit të Prishtinës- “Dodonën”

Teatri i Qytetit të Prishtinës, “Dodona”, ka zgjedhur drejtuesin e ri.

Aktorja e njohur, Arta Muçaj, është zgjedhur drejtoreshë e “Dodonës”. Këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në Facebook, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi.

“Arta Muçaj studioi në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën Artet Skenike, ku edhe diplomoi në vitin 1997 me titullin Aktore. Në Teatrin Kombëtar të Tiranës si dhe atë Kosovës, Arta ka qenë e angazhuar në shumë projekte teatrore regjionale dhe ndërkombëtare. Arta ka shumë çmime si aktorja më e mirë në shfaqje të ndryshme duke na përfaqësuar me dinjitet brenda e jashtë vendit.”, thuhet ndër të tjera në postimin e Halimit.

Postimi i plotë:

ObserverKult


Lexo edhe:

SIBEL HALIMI VIZITON EKSPOZITËN E NAIM SPAHIUT DHE MERR PJESË NË NJË PUNËTORI ME ARTISTË TË RINJ