Artan Fuga i përgjigjet Akademisë së Shkencave: Është e drejta ime ta kundërshtoj ligjin, s’e heq dot as Zoti jo më kryesia

Pas përgjigjes së Akademisë së Shkencave, akademiku Fuga ka reaguar sërish. Ai shprehet se nëse faktet Kryesia e Akademisë të Shkencave i quan të dhëna të rreme, në fakt janë e drejta e tij t’i kundërshtojë.

Fuga thotë se nuk është një, por dy deputetë të cilët po iniciojnë ndryshimin ligjor për rizgjedhjen e kryetarit disa herë, pra për t’i dhënë një mandat të dytë. Për këtë qëndrim, Fuga thotë se posedon fakte dhe do i botojë.

Reagimi i plotë:

Kryesia e Akademisë të Shkencave paska reaguar sot me një deklaratë publike shumë konfuze për një tekst akademikësh ku pak a shumë shprehet se unë, pra Artan Fuga paskam thënë të pavërteta kur jam shprehur se ka përpjekje deputetësh, dy më saktë, që po iniciojnë një ndryshim ligjor që krijojnë kushte që kryetari etj. të rizgjidhen përsëri në vijimësi për një mandat të dytë duke ndryshuar ligjin në fuqi.

Unë do të botoj deklarata publike të deputetit që ka qenë i angazhuar në këtë pikë. Pa merak.

Nesër do të keni edhe shkresat zyrtare që më vërtetojnë mua matematikisht, pra si një edhe një që bëjnë dy, jo tre!

Nëse faktet Kryesia e Akademisë të Shkencave i quan të dhëna të rreme, fyerje, etj., unë nuk di si mund të shërbej për ta korrektuar këtë epistemologji.

Me vjen keq që Kryesia e Akademisë humbet kohën kot sepse asnjë ofendim nuk kam bërë për asnjë deputet në deklaratën publike që shpreh projektin tim të mundësisë për të kandiduar.

Dhe sa më shumë nga të tilla reagime linçuese, me të cilat jam mësuar, aq më shumë rritet vendosmëria për të kandiduar! I falenderoj që nuk ma heqin këtë të drejtë.

Pse shqetësohen? Sigurisht që kundërshtimi im si qytetar dhe akademik kundër këtij ndryshimi ligjor është e drejta ime që nuk e heq dot as Zoti jo më kryesia e Akademisë së Shkencave, megjithë konsideratat e mia të larta për të!

Por si fillim pyes: A gënjen Artan Fuga apo media dhe shkresat për faktin e relatuar?

Publiku mund ta shohë! Lutem të ruhet edukata dhe etika e ligjërimit!

Faleminderit!

ObserverKult


Lexo edhe:

RISHKRIMI I HISTORISË SË SHQIPËRISË/PLASARI: AKADEMIA E SHKENCAVE DUHET TA BËJË, POR TË MOS IMPONOHET ME DHUNË

Historiani Aurel Plasari është përfshirë në debatin për rishkrimin e historisë së Shqipërisë.

I ftuar emisionin “Opinion” në Tv Klan, Plasari është shprehur se është i mendimit që historia mund të rishkruhet, pasi dalin në dritë fakte të reja dhe shikohet e shkuara ndryshe.

Një pjesë e shqetësimit që lind sot është me tekstet që do të prodhojë Akademia e Shkencave. Unë nuk jam pjesë e atij grupi punë në Akademinë e Shkencave, por i takon që të bëjë këtë gjë, nuk është për të bërë promovime dhe funerale.

I takon që të bëjë vepra të tilla, por nuk duhet që këto tekste të imponohen me dhunë. Në të gjithë botën ka tekste akademike dhe tekste të tjera alternative”, tha Plasari.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult