Artan Fuga: Ngrije kokën Berat! Je shpirt i pavdekshëm!

namir lapardhaja

Nga Artan Fuga

Ka një shumicë zhurmëbërëse që kujton se meqë beratasit nuk lëvdohen për qytetin e tyre, që i gjithi ka gëluar kulturë, pasuri shpirtërore kombëtare, poezi, këngë, dashuri, mirësi, butësi dhe respekt për të tjerët, dashuria jonë për qytetin e të parëve nga Murat Celepia në Vakëf, nga Gorica në Kala, u duket e zbehtë.

Beratasi nuk krenohet! Por, brenda zjen llavë shpirti! 

Berati i kodikëve, ku Kalaja në çdo gur është shpirt, i pavdekshëm, na shoqëron në çdo fjalë!

Ku Onufri na sjell gjurmë madhështore qytetarie!

Ku kënga qytetare tingëllon në çdo zemër qytetari autokton.

Ku arkitektura vertikale urbane bashkëjeton me fqinjësinë e mirë si vlerë e parë, ku qytetai ruan shtëpitë e buta ngritur mbi njëra tjetrën çka ndodh vetëm në një qytet ku ka dashuri dhe jo grindje, ku ka organizim horizontal që vjen nga vlerat dhe jo nga autoriteti i një burokracie të ftohtë.

Ku odat mbanin era pastërti, aromë ëmbëlsirash, likosh, gjellësh të shijshme të përgatitura nga Abllat e famshme, me duart e bardha borë, si napat, si perdetë, si shamitë e kokës, si shpirti! 

Beratasit nuk vendosin regjionalizmin mbi kombin, ruajnë shqiptarinë mbi të gjitha, myslimanë, ortodoksë, vllahë, çamë, romë, janë vëllezër që kanë bashkëjetuar në paqe dhe mirëkuptim nën tingujt e këngës beratase, me vargje të paarritshme, kënduar nga kore qytetare madhështore, në ditë festash dhe një shoqërie të butë, plot dinjitet dhe burrëri!

Ngrije kokën Berat! Je shpirt i pavdekshëm!

ObserverKult  


Artan Fuga

Lexo edhe:

ARTAN FUGA: SI DURONI MOJ GRA? SI NUK JU VJEN TURP O BURRA?

Nga Artan Fuga

Unë mendoj se në shumë drejtime ajo është e tillë.

Kam veçuar këto nivele:

1. Kush i propozon premtimet elektorale? Partitë politike. A ka Kryetare partish politike gra? Jo.

2. Kush kandidon për Kryetare bashkish? Pak më shumë se 10 përqind janë gra. Pra kandidatët janë burra.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult