Nga Artan Fuga
Nuk u lexojnë librat dhe bërtasin: Popull injorant, nuk lexon librat e mi! Po unë ata libra nuk i lexoj edhe po të jem në kamp përqendrimi.
Nuk u venë në miting, popull dele i thonë! Po e ke thirrur njëqind herë edhe ata nuk kuptojnë më përse po i thërret!
Zbavitet populli duke parë emisione për të heq budallikun e jetës së përditshme, popull pa kulturë i thonë! Po çfarë të shoh mo, koncertin e Vjenës? Po ai është për borgjezë mo!
Shet votën! – Popull maskara i thonë! Po bëja pra votën të vlefshme që të mos ta shesi!
Po kur shan edhe ndonjë që e quan veten universitet privat: Nuk vijnë të regjistrohen, nuk ka më dëshirë për dije! Dhe u shet sa frëngu pulën studentëve me diploma pa asnjë vlerë në treg!
Nuk marrin vesh studentët, më thoshte një profesor shuuumë i maaaaadh, vijnë gdhë nga gjimnazi, a thua për këtë kanë faj nxënësit e shkretë për ato dije pacavure që u japin si për handikapatë mendorë në arsimin parauniversitar!
Nuk lanë gjë pa i thënë, dele, injorant, budalla, dembel, i poshtër, gjithçka!
Po ti? – e pyeta dikë – a je popull, po unë?
Jo më tha njëri, unë jam rast i veçantë! Dhe sikurse është zakoni vazhdoi : Ore, mos shiko mua edhe ti, se ne vijmë ehuuu, nga familje me traditë…
O pika, thashë me vete!
ObserverKult
Lexo edhe:
I RA TË FIKËT TEK PA QË TRAKTORI TËRHIQTE ZVARRË NJË KUFOMË GRUAJE… ISHTE SABIHA KASIMATI