
Poezi nga Artan Gjyzel Hasani
… nuk fillojnë atë çast
kur ti thua “të dua”
por kur thua “të dua shumë”
ajo “shumë” që askush s’e ka matur
është metri ynë i gabuar
që duke na nxjerrë më të gjatë nga sa jemi
na shkurton të gjithëve nga pak…
dashuria për një grua
është një burrë
që ndodhet pranë saj ose jo
as shumë
as pak
por gjithnjë
ose
kurrë…
dashuria për një burrë
është një grua
që ndodhet aty edhe kur mungon
dhe zëri i saj kumbon edhe kur ajo hesht
gruaja e jashtëzakonshme
që të sheh drejt e në sy dhe të jepet
as pak
as shumë
por aq sa është…
(nga vëllimi poetik “LIBIDO” 2024)
ObserverKult
Lexo edhe: