Dilema e iriqëve: Kur janë larg njëri-tjetrit ngrihen, kur afrohen çpohen nga gjembat!

dilema e iriqit

Dilema e iriqit

Disa iriqë, në një ditë të ftohtë dimri, u shtrënguan me njëri-tjetrin, për të mbrojtur vetveten, me nxehtësinë e trupit të njëri-tjetrit, nga ngrirja së ftohti. Megjithatë, shpejt, ata ndien dhimbjen e gjembave të secilit prej tyre; dhimbja i detyroi që të largoheshin përsëri nga njëri-tjetri.
Atëherë kur nevoja për ‘tu ngrohur bëri që ata të ishin prapë bashkë, u përsërit vuajtja tjetër; kështu që ata brofnin sa para e mbrapa në mes të dy të këqijave: të ftohtit dhe dhimbjes.
E gjithë kjo zgjati derisa ata të gjenin një distancë të përkorë të ndërsjellët, e cila përfaqësonte për ta pozicionin më të mirë.

Dilema e iriqit



(*Arthur Schopenhauer, Parerga dhe Paralipomena kapitulli XXI)
Përktheu: Laureta Petoshati


ObserverKult

Lexo edhe:

ARTUR SHOPENHAUER, FILOZOFI QË U BË I NJOHUR NË FUND TË JETËS SË TIJ

artur shopenhauer iriqit

Filozofi gjerman, Artur Shopenhauer, u bë i njohur vetëm në fund të jetës së tij. Në tekstin më të rëndësishëm që ai shkroi: “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, botuar në 1819, pohonte se ajo çfarë shohim nuk është ajo që ekziston në të vërtetë.

Në fakt, pas gjërave, në thellësinë e tyre, në esencën e tyre, fshihet një forcë e vetme që në mënyrë të vazhdueshme kondensohet dhe materializohet. Ajo i jep asaj zanafillën. Zanafilla në të vërtetë, na shfaqet në përvojën e përditshme. Kjo forcë, sipas Shopenhauerit, është vullneti. Përmes një shtegtimi skandinav nga një sërë ndalesash, njeriu, filozofi mund të arrijë të çlirojë veten nga vullneti. Të bëhet padroni i saj, pasi ka njohur realitetin e vërtetë. Këtë gjendje Shopenhaueri, i frymëzuar nga Orienti, e quante Nirvana.

Bota do të shkojë shpeshherë drejt kalbëzimit. Bota nuk është gjë tjetër veçse paraqitja jonë. Kur ne paraqesim diçka, jemi, si në çdo veprim tonin, veçse organ zbatimi i një dashjeje për të jetuar të errët, që i vidhet pushtetit të vetëdijes. Nuk donte t’ia dinte nëse do ta botonin.

tekstin e plotë e gjeni KETU

ObserverKult