Lexuesit tashmë mund ta kenë në duar librin “Arti bashkëkohor shqiptar” të shkrimtarit dhe studiuesit Stefan Çapaliku.
“Në kapitullin e parë trajtohet koncepti i bashkëkohores, sipas Agambenit; hapen tema dhe diskutohen dilema mbi bashkëkohoren. Në kapitullin e dytë diskutohen artet pamore. Në kapitullin e tretë flitet për teatrin postkomunist dhe “dramën” e dramës shqipe. Në kapitullin e katërt tematizohet kinemaja shqiptare. Në kapitullin e pestë flitet për “muzikën e re”, ndërsa kapitulli i gjashtë i kushtohet arkitekturës.”, vlerëson shkrimtari e studiuesi Ag Apolloni.
Librin e gjeni te libraria “Dukagjini”, në Prishtinë./ ObserverKult