Vepra më e re artistike nga Sislej Xhafa e quajtur “Blue blossom” do të prezantohet sonte në “La Residenca-A Belmond Hotel” në Spanjë.
Kjo vepër është krijuar si rezultat i rezidencës së tij artistike në Mallorca, program i Galerisë “Continua”.
“Në vend të një ekrani, poshtë logos së ATM-ve, ka një fole zogjsh. Një ekuilibër midis natyrës dhe kulturës bëhet thellësisht i dukshëm si një fole familjare, që përfaqëson sigurinë, kujdesin dhe vlerën”.
Ky instalacion për më tepër eksploron migrimin përmes zogjve si një simbol i lirisë, aventurës dhe dëshirës për të kërkuar përvoja të reja.
Qëllimi i artistit është të krijojë një vepër që ngre pyetje dhe inkurajon mendimin kritik për çështje si ndryshimi i klimës dhe ndikimi njerëzor në mjedis.
Ndryshe, Xhafa njihet për hulumtimin e tij artistik në realitetet sociale, ekonomike dhe politike të lidhura me kompleksitetet e ndryshme të shoqërisë moderne.
Duke praktikuar në mënyrë indiferente një gamë të gjerë mediash, nga skulptura te vizatimi, nga performanca te fotografia, Xhafa po vazhdon parreshtur të prezantojë plot dinjitet artin kosovar nëpër vende të ndryshme të botës.
/ObserverKult
Lexo edhe:
ARTISTI SISLEJ XHAFA I DHURON GALERISË KOMBËTARE NJË NGA VEPRAT E TIJ MË TË RËNDËSISHME
Në Galerinë Kombëtare të Kosovës, sot, është mbajtur konferenca në të cilën artisti Sislej Xhafa njoftoi se kësaj galerie i dhuron veprën “Pavijoni Klandestin, 1997”. Kjo është një ndër veprat e tij më të rëndësishme.
Sislej Xhafa, është një nga artistët bashkëkohor më të njohur — ai përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Venecias, si dhe prezantoi vitin e kaluar njërën prej ekspozitave më të përfolura.
Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult