“Arti i Lumit në Tiranë”/ Takim përkujtimor në nderim të Bekim Lumit

Bekim Lumi

Bashkëpunimi kulturor ndërshtetëror Shqipëri – Kosovë, sjell, në Tiranë, artin e regjisorit Bekim Lumi. Në saje të bashkërendimit të punëve në mes të Universitetit të Arteve të Tiranës, MKRS-së dhe të MPJD-së të Qeverisë së Kosovës, të martën më 17 dhjetor 2024 mbahet takimi përkujtimor në nderim të Bekim Lumit, i cili ishte student në Fakultetin e arteve skenike, në Tiranë në vitet e ’90-ta, për të krijuar më pas, në Prishtinë, shfaqje teatrore, të cilat vlerësohen emblemë e Teatrit shqiptar. Këto shfaqje kanë përfaqësuar kulturën shqiptare në teatrot evropiane duke u vlerësuar me çmime të mëdha.

Manifestimi me moton “Arti i Lumit në Tiranë” do të ketë këtë rrjedhë gjatë ditës:

-17.30 -18.30 Salla Lektorium – Universiteti i arteve

-Fjalë nderi, shqyrtime kritike, promovimi i tri librave të Bekim Lumit; “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”, “Engjëlli blu”, “Loja e Bekim Lumit” si dhe 5 numrat e Revistës teatrore “Loja”, kryeredaktor i së cilës ishte ai. Do të flasin studiues dhe do të recitojnë aktorë nga Tirana dhe Prishtina.

18/30-19/30 Galeria FAB e Fakultetit të arteve skenike, hapja e Ekspozitës “U artësofshi”, kurator Mentor Berisha, me fotografi, dokumente dhe rekuizita të shfaqjeve të Lumit.
Libra, revista dhe fletëpalosja të shfaqjeve do të dhurohen për Bibliotekën dhe për studentët e Fakultetit të arteve skenike.

20.00 – 21,15 Teatri kombëtar- ART TURBINA
Shfaqja e Teatrit Laborator “Loja”; “John Cage’s Hamlet”, në regji të Bekim Lumit.

Këtë ngjarje kulturore ndërshqiptare e kanë ideuar dhe mbështetur dy Ambasadat e vendeve tona me angazhimin e ambasadorëve Petrit Malaj dhe Skënder Durmishi, nën përkujdesjen e Dekanit të Fakultetit të arteve në Tiranë, Miltiadh Kutali dhe Këshillit organizativ për ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë krijuese të Bekim Lumit, në Prishtinë.

ObserverKult


Lexo edhe:

“VDEKJA E AKTORIT”, POEZINË E BEKIM LUMIT E INTERPRETON AFRIM MUÇAJ