Për Deanna Witmanin, arti është bërë mënyra më thelbësore për të dokumentuar ndryshimet që po i bëjmë në mjedisin tonë planetar.
Ajo përdor instalacionet fotografike për të rritur ndërgjegjësimin mbi shpejtësinë e ndryshimeve klimatike dhe për të nxitur veprime përmes një angazhimi emocional. Witman është shkencëtare me shkollim, dhe vokacioni i saj më i ri është goxha shkëputje nga puna e saj e fundit, në të cilën ajo punonte si biologe, duke bërë studime mbi ndikimin mjedisor të transportit dhe projekteve infrastrukturore. Për më shumë se një dekadë, Witmani ka mbledhur të dhëna në terren për të kuptuar sesi potenciali i punës mund të ndikojë hapësirën përreth.
“Pati efekt në mua. Unë u bëra mjaft e vetëdijshme – shumë e dhënë – për këto mjedise dhe fillova të identifikohem me to”, ka thënë ajo. “Duke parë habitate vërtet të rralla që po ndikoheshin, kjo pati ndikim të nënvetëdijshëm mbi mua. Por gjithashtu ndieja se po jepja informacionin më të mirë që mundja – që unë isha njëfarë tregimtareje – mbi atë sesi këto projekte do të ndryshonin potencialisht këto hapësira dhe specie”.
Witman arriti në një pikë krize, rreth 15 vjet në karrierën e saj, ku ajo u mbush me hidhërim e ndjesi humbje mbi ndikimet njerëzore në botën natyrore. Kjo bëri që ajo të kapërcente nga shkenca në art, duke ndier se po i jepte hapësirë për të proceduar emocionet që ngacmonte shkatërrimi ekologjik – dhe një mënyrë më efektive për të komunikuar nevojën për veprën në qëndrueshmëri.
“Është një lloj krize ekzistenciale nëse bota juaj po ndikohet. Dhe jam pjesërisht fajtore për këtë, kështu që kishte goxha faj të involvuar krahas pezmit dhe hidhërimit”, shpjegon ajo. “Sapo e kuptova që po pezmatohesha, kjo ma ngacmoi aftësinë time për të bërë art”./koha