Arti Lushi: Rrëfenjë në kundër-kohë

Nga Arti Lushi

Më kujtohet kur isha i vogël.
Gjyshi erdhi në shtrat dhe më zgjoi nga gjumi. Eja se sot do gjuajmë dragonj. Nuk e vura në dyshim fjalën e tij. Morëm ushqime dhe pajimet me vete. Moti ishte i mirë sindozot.

Ecëm shumë dhe pushuam në një zabel përrallor. Edhe e ngrëna kurrë nuk më kishte shijuar aq sa atë ditë. Kulaç, djath i bardhë dhe mish i tharë. Gjyshi njihte andejpari një burim me ujë të kristaltë.
Kur e pa që po ngrysej, morëm rrugën e kthimit.
Dragonjtë na kanë frikë, tha gjyshi, prandaj nuk u bënë të gjallë.

Pa dale një herë,- ndërhyri Esma, çfarë do të thuash me “Më kujtohet kur isha i vogël?”. Ti as 12 vjeç nuk je ende.

-Ma bëj hallall,-tha Hila, ndonjëherë harroj. Shenja të pleqërisë. Ndoshta gjyshi më zgjon një nga këto ditë.

ObserverKult


Lexo edhe:

Arti Lushi: Belen