
Nga Arti Lushi
Ajri i mëngjesit qe mbushur plot dritë dhe freski. U ul në verandë dhe po gjerbte i qetë kafen. Pastaj hapi zarfin dhe lexoi letrën. Kur e përfundoi së lexuari, u ngrit dhe një grimë herë sytë ia nguli një pirgu me dhe. Vendimi u mor sakaq dhe ai u ndje i ri dhe i gjallë. Po, iu përgjigj thirrjes nën armë.
Në mesditë, u paraqit te ai si tip sheshi i fshatit por nuk pa asnjë nga shokët e tij. As ndonjë oficer ushtrie nuk erdhi ta rekrutojë. Gjesdisi aty përreth por asgjë nuk ndryshoi. Një qen i rastit gjeti një hije dhe u plandos aty. Vapa po bëhej angështuese.
Nga brenda kafenesë, dikush bëri dy-tre telefonata dhe për çerek ore erdhi nipi i tij ta shoqëronte për në shtëpi. Rrugës së kthimit, me letrën në dorë ai po i fliste për detyrën ndaj atdheut, për moral e për lavdi. Nipi e dëgjoi me vëmendje, i dha të drejtë dhe i tha se bëhej fjalë për thirrje nën armë dhe një luftë që kish përfunduar 57 vjet më parë.
ObserverKult
Lexo edhe:






