Arti Lushi: U shndërruat në Profesorin që nuk patëm kurrë…

Arti Lushi

Nga Arti Lushi

Askush nuk lë bakshish si ju, Zotëri.
Në dimër a verë, çfarëdo që të porosisni, kushdo që iu shërben nga ne kamarierët, gjithmonë kujdeseni të leni fiks 1 dollar e 50 qindarka bakshish.

Ju uleshit gjithë sqimë, këmbë mbi këmbë, lexonit në heshtje librin tuaj të radhës. Në njëfarë mënyre, u shndërruat në Profesorin që nuk patëm kurrë. Kureshtar, përvidheshim ndër tavolina, vetëm për të mësuar titullin e librit dhe emrin e autorit që po lexonit.
Ato lexonim edhe ne. Në ndërrim të turneve, u sajua një tip klubi libri, ku ndanim përshtypjet.

Një mbrëmje, ime shoqe, në çastin e fundit kishte siguruar nga halla e saj, dy bileta për Tosca-n.
Gjatë pushimit mes akteve, më pikasi duke iu vështruar, ndoshta si një dëshmitar i një mrekullie të turpshme.

Kush është ai?- më pyeti.
-Një Zotëri e gjys’ ,- i thashë.

ObserverKult


Lexo edhe:

ARTI LUSHI: HAIKU I PRILLIT