“Arti në diktaturë i vështirë, sepse temat ishin të porositura”, skulptori i njohur kthehet pas në kohë

Prej 14 vitesh, në hollin e Muzeut Historik Kombëtar mbahet eventi më i rëndësishëm i artit pamor, ekspozita “PranverArt”.

Një ndër organizatorët, Maksim Bushi, njëherazi dhe skulptor i njohur, ka ndarë detaje në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News.

Ndër të tjera, ai është kthyer pas në kohë dhe është ndalur te arti në diktaturë. Bushi ka thënë se në atë kohë, temat ishin të porositura… Pavarësisht kësaj, sipas tij, janë bërë vepra dinjitoze.

“Arti në diktaturë ka qenë i vështirë, sepse kishte rregullat e veta dhe duhet të ishe nën ndikimin e artit socialist. Temat ishin edhe të porositura, por kishte dhe tema të lira.

Aty si të thuash, artisti ishte më i lirë për të gjetur, për të ditur dy kufijtë, që këtu deri këtu, do gjeje temën.

Mund të gjeje temë lirike, të gëzuar, me qëllim që ne aq sa kishim mundësi të shkëputeshim ndonjëherë dhe nga ato skemat që kërkoheshin, por varet nga talenti dhe nga formimi. Megjithatë, edhe në atë kohë janë bërë vepra dinjitoze”, u shpreh Bushi./abcnews.al

ObserverKult


Lexo edhe:

PRENK JAKOVA:”PO MOR SHOKU ENVER, POR PUNA E OPERAS NUK ËSHTË SI BUKËT QË I FUT KUR TË DUASH NË FURRË”

Vuajtjet e panjohura të kompozitorit të operave “Mrika” dhe “Skëndërbeu”, shumë pjesëve muzikore dhe këngëve të famshme si “Margjelo”. 

Prenk Jakovës regjimi komunist i ekzekutoi një vëlla dhe i burgosi dy të tjerë. Pa kursyer as atë vetë, duke e sulmuar te pika tjetër e rëndësishme veç familjes, muzika- kjo ishte goditja e fundit që shpirti i tij mund të përballonte

Mahnia që shkakton talenti i disa artistëve, bëhet shtangëse kur mëson vuajtjet, në bashkëjetesë me të cilat, kanë krijuar. Dhe Prenk Jakova ka pasur shumë të tilla. Më të mëdhatë e të cilave ia ka shkaktuar pikërisht regjimi komunist.

Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

ObserverKult