Arti në zi, shuhet Sherif Merdani

Ka ndërruar jetë në moshën 81-vjeçare si pasojë e një sëmundje të rëndë artisti i njohur Sherif Merdani.

Sherif Merdani është një nga zërat e pa zëvendësueshëm të muzikës shqiptare që për shkak të këngës së tij u dënua së bashkë me disa kolegë nga regjimi komunist duke u dënua me burg.

Ai doli nga burgu pas 16 vitesh dhe gjatë karrierës së tij shërbeu dhe si diplomat.

I vlerësuar me titullin “Artist i Merituar”, Merdani mori pjesë në disa festivale të mëdha të muzikës së lehtë shqiptare.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i politikës shqiptare për këtë lajm të hidhur për artin shqiptar.

Kryeministri Rama ndau në rrjetet sociale një foto të këngëtarit duke shkruar krah saj “Lamtumirë Sherif Merdani”.

Kreu i PD, Lulzim Basha në mesazhin e tij të ngushëllimit e cilësoi Merdanin si një ndër zërat më të spikatur të brezit të tij.

“Me trishtim mësova lajmin e ndarjes nga jeta të artistit të njohur Sherif Merdani. Sherifi ishte një nga artistët më të spikatur të brezit të tij. Zëri dhe arti i tij kumboi fort dhe në errësirën e regjimit dhe të burgjeve të komunizmit në të cilat ai kaloi 16 vite të jetës. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve dhe të gjithë komunitetit të artistëve shqiptarë që sot humbën të afërmin dhe mikun e tyre! Shpirti i tij u prehtë ne paqe”, shkruan Basha.

Edhe presidenti Meta reagoi për këtë humbje duke kujtuar kalvarin e vuajtjeve që këngëtari kaloi në burgjet e regjimit komunist.

“Këngëtari i lirisë, Sherif Merdani u nda sot prej nesh duke lënë pas shumë dhembje. I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, ai kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh pse guxoi të jepte një dritë shprese, nëpërmjet artit, në periudhën më të errët për vendin. Ngushëllime familjes dhe komunitetit të artistëve për këtë humbje të pazëvendësueshme! I paharruar kujtimi i Sherif Merdanit!”, shkruan Meta.

Disa nga këngët e Sherif Merdanit

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Mes Jush”.

Në Dhjetor 1970, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 9-të në RTSH me këngën “Te Pres Ne Tetor”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Kenga E Nenes”.

Në Dhjetor 1971, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Vite Pa Harrim”.

Në Dhjetor 1971, Justina Aliaj & Sherif Merdani marrin pjesë në Festivali i 10-të në RTSH me këngën “Ne Mbremjen E Vallezimit (Ne Te Dy)”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Vajza E Qelqte”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Rruga E Dibres”.

Në Dhjetor 1972, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 11-të në RTSH me këngën “Duart E Tua”.

Në Dhjetor 1995, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 34-të në RTSH me këngën “Simfonia E Nenes”.

Në Dhjetor 1997, Sherif Merdani merr pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën “Bisedoj Me Dashurine”.