Artistët denoncojnë: Logoja e re e TKOBAP është plagjiaturë

Në janar të vitit të kaluar, TKOBAP (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit) ka shpallur konkursin e hapur me anë të një thirrjeje publike për dizejnimin e logos së re të këtij institucioni.

Në faqen zyrtare të TKOBAP, gjendet informacion mbi kriteret për logon dhe afatin e konkursit që përfundonte në 24 shkurt 2020, por në asnjë moment nuk është bërë me dije fituesi i konkursit, juria, apo dhe kriteret mbi të cilat është përzgjedhur. Logoja e Teatrit Kombëtar të Operës për herë të parë është vendosur në faqe në muajin dhjetor 2020.

Në rrjetet sociale artistët denoncojnë se logoja e re e TKOBAP është një plagjiaturë e vjedhur nga site ndërkombëtare, denoncim ky i ngritur dhe nga artisti i Arteve Pamore, Ardian Isufi. Nga TKOBAP nuk ka akoma asnjë informacion më tepër pasi po përpunojnë informacionin para se t’u përgjigjen pyetjeve, ndërsa fituesi i logos sipas të dhënave të publikuara në TKOBAP është vlerësuar me 1 ,845, 000 lekë./shqiptarja.com

Postimi i Ardian Isufit