Artistët e Cirkut Kombëtar pa çadër, protestojnë duke performuar tek Ministria e Kulturës

Artistët e Cirkut Kombëtar kanë dalë të protestojnë para godinës së Ministrisë së Kulturës, një ditë pasi përmbaruesit u paraqitën pranë çadrës së Cirkut për të bllokuar aktivitetin, pasi toka është njohur nga gjykata si pronë private një sipërmarrësi që në vitin 2014.

Por, artistët nuk janë dorëzuar. Ata janë nisur në këmbë dhe kanë shkuar drejt Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë në oborrin e të cilës kanë performuar në formë proteste.

Që prej vitit 2014 çështja nuk ka marrë zgjidhje dhe artistët e cirkut janë përplasur vazhdimisht me zyrtarët e përmbarimit të cilët kanë kërkuar zbatimin e vendimit të gjykatës, ‘javanews.al’.

Artistëve u ishte lënë kohë deri një ditë më parë për të marrë sendet personale por ata kanë këmbëngulur në zhvillimin e aktivitetit.