Artistët e vegjël, ekspozitë te “Reja”

Artistët e vegjël, të Qendrës Kombëtare të Kulturës për fëmijë janë shfaqur tek “Reja”.

Kjo ekspozitë jo pa qëllim është lënë pa tematikë, për ta lënë të lirë botën dhe fantazinë e të vegjëlve.

Kuratorja Anisa Sala thotë:

“Donim të ishim larg pjesës së Pandemisë. Ata çlirohen derisa vijnë edhe punojnë në pikturë, skulpturë dhe marrin kënaqësi pasi nuk kanë aktivitete të tjera.”

Artistët e vegjël u paraqitën me krijimet në zhanre të ndryshme.
Kishte aty vizatime, qeramikë, skulpturë, që na çojnë në një udhëtim plot me ngjyra sikundër është edhe  bota e tyre.

“Mua më ka bërë kjo të lumtur, çdo ditë dua ti jap jetës sime ngjyra siç i jap edhe pikturës. Kam bërë një breshkë sepse ka një simbolikë shumë të veçantë.”, thotë njëra prej piktoreve të vogla.

Në këtë periudhë pandemie, ky aktivitet i ka mbajtur fëmijët të angazhuar për të krijuar, teksa na shpalosin teknikën që kanë ndjekur për të përfunduar disa prej punëve.

Qendra Kombëtare e Kulturës për fëmijë, ka nxitur artistët e vegjël që  që përgjatë kësaj periudhe të vështirë, kohën e tyre ta shpenzojnë mes krijmtarisë dhe artit./vizionplus

ObserverKult

VIKENA KAMENICA KËRKON SKENA MË TË MIRA PËR ARTISTËT