Artistët nga 7 shtete këndojnë bashkë “Bella Ciao”, Irma Libohova mes tyre (VIDEO)

Ishte koha kur Covidi pushtoi botën dhe të gjithë ishim në karantinë. “Bella Ciao” u dëgjua sërish.

Shtatë artistë nga e gjithë bota, secili në karantinë në shtëpinë e tij, nën drejtimin e kantautorit napoletan Tommaso Primo, kishin vendosur të risjellin këngën e famshme popullore. E gjitha produksionin e Giuseppe Spinelli , i cili ka dhënë dhe kontributin artistik bashkë me Antonio Esposito dhe Stella Manfredi.

Një version i fuqishëm dhe pasionant si thirrje për ndërgjegjësim.

Ishte një ftesë plot shpresë që shumë shpejt do të këndojmë të gjithë së bashku.

Në këtë iniciativë artistike bënte pjesë edhe Shqipëria me zërin e Irma Libohovës. Ajo së bashku me Tommaso Primo nga Italia , Guillem Roma nga Spanja, Samah Mustafa nga Palestina, Dwwis Caldea nga Brazili, Georgios Stimpakos nga Greqia dhe Laye Ba nga Senegali përcjellën një nga versionet më të bukura të “Bella ciao”.

bella ciao irma libohva

Kantautori napoletan dhe ideatori i kësaj iniciative, Tommaso Primo, tregoi se kënga ‘Bella ciao’ përfaqëson këngën e rezistencës. Të intonosh këtë këngë me kantautor nga vënde të tjera të botës shërbente për të ripërcjellë bashkimin mes popujve. Po ashtu për të rikujtuar që toka nuk është aq e madhe sa e mendojmë. Është e vogël dhe duhet të kujdesemi për të.

Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe njerëzor, sidomos në një moment si ky, kaq të komplikuar. Bashkimin duhet ta kërkojmë e ndërtojmë me çdo kusht.

Tommaso dëshironte të krijonte një sillogjizëm mes asaj që ka përfaqësuar kënga “Bella Ciao”, pra një këngë rezistence që nga koha kur fshataret që merreshin me korrjen e orizit e adoptuan apo kur u kthye në pjesë të revolucionit në Amerikën e Jugut.

Gjithashtu në filma të ndryshëm kënga përfaqëson opozitën e një minoriteti ndaj një pushteti totalitar.

Sot jemi një popullatë botërore e paralizuar përballë kë tij virusi, por do ia dalim, sic ia kemi dalë gjithmonë“, ka shkruar, poshtë videos.

ObserverKult

Lerxo edhe:

JA CILA ËSHTË ARSYEJA QË KËNGA “BELLA CIAO” ËSHTË PARAQITUR NË “LA CASA DE PAPEL”