Artisti Nagip Tashi nderon Leze Qenën me mozaik prej druri

Me copëza druri, artisti Nagip Tashi ka punuar një mozaik me portretin e aktores ikonike, që ndërroi jetë javën e kaluar, Leze Qenës.

Në këtë mënyrë, Tashi thotë se ka zgjedhur të nderoj veprën e saj të pavdekshme.

“Lezja ka pas lezet, po edhe shkoj nga kjo botë lezetshëm!
Këtë mozaik, të punuar me shumë dashuri në dru, ia dedikoj të gjithë kolegëve të saj aktor, regjisor e skenarist të teatrit dhe filmit, me të cilët ka bashkëpunuar gjithë jetën e saj artistike”, shkruan Tashi.

Leze Qena vdiq javën që shkoi, në moshën 85-vjeçare. Karriera e saj e bujshme artistike përfshin role të shumta në teatër, televizion dhe film. / ObserverKult