Artisti i mirënjohur franko-zvicerian Saype ka realizuar një vepër të vërtetë arti në një lëndinë me bar në parkun e madh të Gjenevës.
Projekti shtrihet në një sipërfaqe 5000 m2 dhe është e gjatë 165 metra dhe e gjerë 30 metra. Ai është realizuar me pigment të biodegradueshëm me bazë karboni, uji dhe proteinash qumështi.
“Dy duart që shtrëngohen” është pjesë e projektit “Përtej mureve” që synon të krijojë zinxhirin njerëzor simbolik më të gjatë në botë duke realizuar 20 piktura në vende të ndryshme të botës. Saype e ka realizuar deri tani projektin e tij në Paris dhe Andorra, transmeton ObserverKult.