Artisti shkodran në koma, Frederik Ndoci bën apel për ndihmë

Këngëtari i njohur, Eduard Jubani është në luftë për jetën. Lajmin e bën të ditur miku i tij, artisti i njohur shkodran gjatë një lidhjeje virtuale me emisionin “Rudina” në tvklan. Këngëtari shpjegon se gjendja e Jubanit është përkeqësuar dhe prej 4 ditësh ndodhet në koma.

Paratë për ndërhyrjen e tij janë një nevojë urgjente dhe kolegët janë mobilizuar për të arritur shumën e kërkuar. Apeli i Frederik Ndocit është një thirrje për ndihmë jo vetëm nga shqiptarët, por edhe nga instituticionet.

Frederik Ndoci: Artisti jonë nuk është thjesht shkodran, është artist shqiptar i përmasave të mëdha, gjendet përpara një fakti që është në gjendje të rëndë shëndetësore, një sërë komplikacionesh dhe diagnozash. Unë desha të bëj një sensibilizim, thirrje që të bëhet diçka për këtë artist sepse kuptohet, shëndeti është gjëja e parë që na prek të moshës tonë.

– Çfarë ka ndodhur me të Frederik, për të kuptuar pak më tepër nga historia?

Frederik Ndoci: Kohët e fundit ai ka pasur disa shenja të rëndimit të shëndetit e tani ka nja 3-4 ditë që është në gjendje koma.

Është në koma aktualisht që flasim?

Frederik Ndoci: Po, është në spitalin e Shkodrës. Kam atje tashmë grupni e artistëve që e ndjekin, por ka tre ditë që jam në telefon, i pafuqishëm çfarë të bëj, përveçse të jap ndihmesën time, por më mirë është sensibilizimi i të gjithë shqiptarëve për artistët sepse vlerat e vërteta kur na ikin, është gjynah t’i bëjmë një mesazh të bukur ose një sensibilizim me lot se sa tani kur ai ka nevojë dhe akoma po merr frymë. Jemi përballë një fakti që sa më shumë që të vonojmë, aq më shumë rëndohet gjendja e tij. Na duhet të kemi mes nesh prapë një vlerë, nëse ne shpejtojmë vlera do të jetë.

– Ai është në gjendje koma the, aktualisht i shtruar në spitalin e Shkodrës. Çfarë mund të bëhet më shumë dhe çfarë kërkon ti që të bëhet?

Frederik Ndoci: Unë them që gjëja e parë, duhen ca lekë sepse ai nuk është se ka një ndërhyrje, ka disa lloj kombinimesh që është zemra në gjendje shumë të lodhur, ka nevojë për bajpas, mëlçia e tij është pothuajse… punon një përqindje shumë e vogël e mëlçisë, veshkat pothuajse janë të bllokuara komplet, ka gati dy muaj që nuk lëviz, vetëm me ndihmën e njerëzve ose patericave, patericat s’i mban dot. Tani është në koma, ka 4 ditë që është në koma. Njerëzit e vet, po mundohet e bija, e shkreta, ka ardhur nga jashtë që të bëjë diçka për babin e vet.

Këngëtari shton se numrin e llogarisë përmes së cilës mund të mblidhen paratë është i disponueshëm në rrjetet e tij sociale.

ObserverKult


Lexo edhe:

STATUJA E BUKUR ME EMRA SHKRIMTARËSH TË NJOHUR GJERMANË