Artisti shqiptar Gjon’s Tears: “Ka pasur shumë njerëz që më kanë sharë!”

gjons's tears

Artisti shqiptar, Gjon Muharremaj i njohur me emrin e artit Gjon’s Tears i ftuar këtë të shtunë në “A live night” në Top Channel dha një mesazh të fortë për të gjithë prindërit që duan t’i bëjnë fëmijët e tyre pjesë të ekranit.

Ai u shpreh se ka shumë bullizëm në rrjete sociale dhe se kjo i dëmton fëmijët. Gjon’s theksoi se televizioni nuk është një lojë për të vegjlit.

Gjon tregoi një prej eksperiencave të pakëndshme kur ishte akoma i vogël dhe pas pjesëmarrjes në “Albania’s Got Talent” kishte njerëz që e ofendonin në Facebook.

“Gjithmonë them çfarë pritje ke ti, se kur është lojë është lojë, por prindërit thonë do ta bëj star fëmijën por nuk punon, nuk bën, se industria është ndryshe. Jo mos e ço fëmijën aty se nuk e paske kuptuar se është lojë, se është me bo karrierë, jo, por kur e kupton lojën po. Po shoh akoma më shumë fëmijë që kanë probleme me rrjete sociale, njerëzit i shajnë.

Me e kuptu që fëmijë një gjë aq të keqe që të vjen në fytyrë, është shumë e komplikuar. Mbaj mend kur bëra ‘Albania’s Got Talent’ kam pasur njerëz që më shanin çdo ditë në Facebook. Mami e ka pas një Facebook edhe më thoshte mos e prek kurrë, se është puna ime se na shkuan ndonjë producent. Mbaj mend që e kam hap një herë , kishte aq shumë njerëz që më kishin shajt, që nuk e kuptova me të vërtetë pse, se unë nuk kam bërë asgjë të keqe, nuk kam shajt njeri, por do të ketë gjithmonë njerëz kështu, prandaj duhet të jesh i përgatitur. Të jesh  në emision në televizion sot është e komplikuar. Të jetë një lojë për një fëmijë, është shumë serioze”, tha Gjoni.

Kujtojmë se Gjon është këngëtar dhe kompozitor shqiptar, i cili ka lindur dhe ndërtuar karrierën e tij në Zvicër.

Ai arriti të përfaqësonte Zvicrën në Eurovision Song Contest 2020 me këngën ” Répondez-moi ” përpara anulimit të konkursit për shkak të pandemisë.

Artisti u përzgjodh sërish për vitin 2021 me këngën e tij ” Tout l’Univers “ dhe përfundoi në vendin e tretë me 432 pikë, renditja më e mirë për Zvicrën që nga viti 1993./Top Channel

Lexo edhe:

SHQIPTARI, GJON’S TEARS, PËRFAQËSON ZVICRËN NË EUROVISION