Artistja e njohur, Zhuliana Jorganxhi, ka shprehur mirënjohjen e saj për të gjithë krijuesit e këngëve me të cilët ka bashkëpunuar përgjatë krijimtarisë së saj dhe veçanërisht Festivaleve të Radio Televizionit Shqiptar.
Duke folur nga Italia në emisionin “Një Natë sa një Jetë”, Jorganxhi u shpreh se asaj i mungon publiku shqiptar dhe Shqipëria.
“Më mungoni shumë! U jam shumë mirënjohëse gjithë publikut shqiptar dhe që po organizoni këtë mbrëmje për familjen time, u jam shumë mirënjohëse dhe u flas në emër të të gjithë familjes sime.
Kanë qenë mbi 100 autorë që kanë bashkëpunuar me mua, të brezave të ndryshëm dhe unë u jam mirënjohëse dhe i falënderoj për besimin që patën ata të bashkëpunonin me mua.
Më mungon shumë publiku, më mungojnë shumë autorët, më mungon Shqipëria”, u shpreh poetja dhe autorja e qindra teksteve poetike në Festivalet e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Zhuliana Jorganxhi.
Ndryshe emisioni “Një Natë sa një Jetë” në RTSH1 solli historinë e familjes Jorganxhi dhe kontributin e saj për muzikën shqiptare.
Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU:/Rtsh1
ObserverKult
Lexo edhe:
ZHULIANA JORGANXHI: KUR TË VISH, ÇDO GJË DO JETË M’E BUKUR SE MË PARË
Të shpirtit lodhje s’dita të ta heq
Ike me të ngarkuar.
një shi i rëndë filloi për dreq,
të ndoqa ty sytrishtuar.
Dhe në s’i ke ndjerë ata,
më mirë për ty dhe për mua.
Veç kur të vish fol për gjithçka,
gënjeshtër të jetë,
ka për t’më gëzuar.
Nuk di a të bashkon me mua
ku mall i madh kur ikën larg,
kjo qetësi- qiell ngarkuar,
kjo dashuri bërë merak.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult