Një artiste holandeze me siguri renditet në mesin e atyre që më së miri përdorin gjymtyrët, pasi ka bërë vizatimin e katër portreteve hiper-realiste në të njëjtën kohë duke përdorur duart dhe këmbët e saj.
Rajacenna van Dam, një artiste nga Roterdami, mund të plotësojë deri në gjashtë ilustrime në të njëjtën kohë me çdo gjymtyrë të saj që mban penelë, shkruan Dailymail, transmeton Klankosova.tv.
Artistja e mësoi veten se si të vizatonte me këmbë dhe duar për të rritur produktivitetin e saj teksa filloi të vizatonte në moshën 16-vjeçare.
“Në vitin 2019 më lindi ideja që të jem më produktive sepse nuk kam bërë asnjë vepër arti për vitet e mëparshme për shkak të problemeve shëndetësore”, thotë ajo.
Rajacenna pretendon se ajo ka bërë një skanim që zbuloi performancë të jashtëzakonshme të trurit ndërsa ajo po vizatonte vepra të ndryshme njëkohësisht.
“Lidhja midis trurit të majtë dhe të djathtë është plotësisht e lidhur dhe tre herë më e lartë se normalja. Kështu që ata shkëmbejnë informacione me një shpejtësi shumë të shpejtë. Procesi i krijimit të pjesëve të tilla është jashtëzakonisht teknik”.
Vizatimet e saj mund të zgjasin deri në 40 orë për t’u përfunduar. Ajo punon shpesh me portrete dhe frymëzimi i saj janë njerëzit që vizaton, të cilët kanë qenë personazhe publike si Duka dhe Dukesha e Sussex-it, Billie Eilish, apo Justin Bieber.