“As flet, as lëviz”, regjisori Kristaq Dhamo në gjendje të rënduar shëndetësore

Regjisori i njohur shqiptar, Kristaq Dhamo, është shtruar në spital. Siç u bë e ditur ditë më parë gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mund të flasë as të lëvizë, ndërsa shpresohet në një përmirësim të mundshëm.

Në një komunikim ‘via-email’ familja e tij shpjegoi së fundi situatën shëndetësore të një prej ‘baballarëve’ të kinematografisë shqiptare, shkruan shqiptarja.com.

Në e-mailin e familjes (dërguar ditë më parë) shkruhet si më poshtë:

“Dje edhe pse nuk ndihej mirë Kristaqi po mendonte për të shkruar një letër të shkurtër falënderimi për të gjithë kolegët dhe  bashkëpunëtorët e jashtëm në krijimin e një prodhimtareje  të vërtetë kinematografie kombëtare.

Ndërkohë kishte edhe një mendim se ku mund të shfaqej filmi Tana i restauruar. Sipas tij ai duhej te shfaqej ne Korçë, sepse ishte qyteti, fshati dhe teatri i tij që dhanë ndihmën më të madhe në realizimin faktik të filmit.

Por këtë e linte në dorën tuaj, duke çmuar shumë punën tuaj në Film Arkiv. Papritur, sot herët e shtruan në spital (10 korrik). Nuk është në gjendje të flasë, për të  lëvizur jo se jo. Konsulta mjekësore që u zhvillua nga ora 15.00 thuhej me bindje se brenda javës e folura do t’i kthehet normalisht, ndërsa të ecurit më me ngadalë. Ju urojmë suksese ne organizimin e festave te filmit. Familja e Kristaqit” shkruhet në komunikimin via-email.

Kineasti vitet e fundit e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës. Ai së fundi ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

Së fundmi është restauruar filmi i parë artistik shqiptar “Tana”, që mban autorësinë e tij./shqiptarja.com


Lexo edhe:

KU DHE KUR U REALIZUA PUTHJA E PARË NË FILMAT SHQIPTARË?

Filmi “Tana”, i cili u prodhua nga Kinostudio Shqipëria në vitin 1958, njihet si filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë shqiptarë. Premiera e filmit është dhënë më 17 gusht të vitit 1958.

Ky film për regjisor kishte Kristaq Dhamo. Skenari është punuar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, ndërsa muzika nga Çesk Zadeja…

TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU

ObserverKult