Adele ndërpreu koncertin e saj të fundit në Las Vegas për t`i dhënë një goditje trendit në rritje, sipas të cilit fansat qëllojnë artistët me objekte në skenë gjatë performancave të tyre.
Kjo “lojë” e rrezikshme nisi muajin e kaluar Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, ndërsa së fundi një admiruese hodhi hirin e nënës së saj në skenë gjatë një performance të këngëtares Pink.
Adele e sfidoi si me “shaka” publikun t`i hidhte diçka. “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën në këto momente”, tha 35 vjeçarja. “Duke hedhur objekte në skenë, i keni parë? As mos guxoni, po guxuat të më hidhni diçka, ju vrava”, u shpreh ajo, ndërsa në dorë mbante një lloj pushke lodër.
Më herët, Pink mbeti e shtangur kur fansja lëshoi hirin e nënës së saj të vdekur në skenë. Bebe Rexha e pësoi edhe më keq, sepse celulari e goditi mbi sy duke bërë që të përfundonte me tre qepje në vetull.
Pak ditë pas saj, diçka e ngjashme i ndodhi edhe artistes tjetër shqiptare me famë ndërkombëtare, Ava Max. Ava ishte duke interpretuar në skenë, kur një djalë u ngjit në skenë dhe e goditi me shuplakë në fytyrë./bordo.al
Lexo edhe:
E TMERRSHME: BEBE REXHA GODITET ME CELULAR NË FYTYRË GJATË KONCERTIT, RRËZOHET MIDIS SKENËS
Një incident i rëndë ka ndodhur në koncertin që këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka mbajtur të dielën në Nju-Jork.
Teksa performonte në skenën e tejmbushur, pasi të gjitha biletat ishin shitur, Bebe u godit me një celular në fytyrë nga një prej të pranishmëve në turmë.
Siç shihet në një video të publikuar në Twitter, artistja e veshur me ngjyrë rozë po i drejtohej pjesës së përparme të skenës, në momentin kur celulari fluturon me shpejtësi në drejtim të saj…
Tekstin e plotë e gjeni KËTU